Edi Rama: Sa turp për Evropën kjo çështje bullgare!

23 June 2022, 09:20Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Edi Rama: Sa turp për Evropën kjo çështje bullgare!
Edi Rama

Kryeministri Rama ka mbërritur në Bruksel, në kuadër të samitit 2-ditor të BE.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar per Samitin e BE që do të nisë pas pak, ku do të vendoset nëse do të çelen apo jo negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

"Është një ditë e re në Evropë, por jo në Bullgari! Sa turp për Evropën kjo çështje bullgare! Në mes të një lufte shumë të nxehtë në oborrin e pasmë të Evropës, një vend i NATO-s rrëmben dy vende të tjera të NATO-s nën mbikëqyrjen e 26 vendeve të BE-së që qëndrojnë të qetë në një shfaqje të frikshme impotence!", shkruan Rama në Twitter.

Rama ka folur para edhe para gazetarëve dhe ka ritheksuar se nuk pret që të zgjidhet asgjë me çështjen Bullgare. Megjithatë kryeministri u shpreh se nëse kjo zgjidhet do të jetë një sinjal pozitiv për të marrë frymë.

Rama: Unë e kam thënë edhe po e përsëris. Përkundër optimizmit të ngutur të disave edhe këtu në Bruksel nuk pres të zgjidhet asgjë në Bullgari. Nëse do zgjidhet do të jetë një motiv për të marrë frymë të lehtësuar nga kjo pengmarrje e një vendi të NATO-s, të dy vendeve të NATO-s në kulim e një lufte të nxehtë në kufijtë e Evropës dhe nën vështrimin e 26 vendeve të tjera që shohin si yjet që rrinë e vështrojnë.

Kryeministri shtoi se është turp që Bullgaria “rrëmben” 2 vende të NATO-s në mes të luftës që ka shpërthyer në Ukrainë.

Rama: Është turp që Bullgaria rrëmben dy vende të NATO-s në mes të një lufte në Europë. Viktimë, jo. Nuk do jemi kurrë viktimë sepse e dimë se në këtë rrugë është një Bullgari këtu, një atje. Ne nuk e ndryshojmë rrugën. Duhet të vazhdojmë të ndërtojmë Evropën në shtëpinë tonë. Ballkani i Hapur është përgjigja e vërtetë ndërsa rruga e integrimit do vazhdojë, por shpirti evropian duhet të ndërtohet në rajon. Ballkani i Hapur është i hapur për këdo. Jemi në ulëset e para sepse çdokush duhet të ngasë makinën e vet dhe Shqipëria po bën pjesën e vetë, sepse na e kërkon Brukseli, por mbi të gjitha fëmijët tanë. Maqedonia e Veriut është kandidate prej 17 vitesh, Shqipëria prej 8, kështu që mirëserdhët në Ukrainë. Është gjë e mirë që Ukrainës i jepet statusi kandidat, por ukrainasit të mos krijojë shumë shpresa.

 

 


Video