Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi se projekti i portit të ri në Porto Romano mund të jetë afera më e madhe korruptive në Europë.
Duke marrë shkas nga dosja që mori SPAK, Berisha tha se kjo është afera e Ramës.
“Në ligjin e nomenklaturës së vjetër, këta mendojnë për fëmijët dhe fëmijët e fëmijëve. Dhe u garantoj që ajo parashikohet në Durrës nuk është gjë tjetër, veçse Dubai i 1001 netëve të Edi Ramës dhe enturazhit të tij mafioz. Dosja prej 400 milionë eurosh e portit gjoja në Porto Romano u hap në prokurori. Garantoj se ajo është vetëm fillimi. Afera më e madhe korruptive sot në Europë është Porti i Durrësit që shkon në 4 miliardë euro", tha Berisha.