Skenarët e protestës/ Opozita heq dorë nga fjalimet, sot do flasë me "akte". Shënjestra mbetet Kryeministria!

28 February 2026, 12:46Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Skenarët e protestës/ Opozita heq dorë nga fjalimet, sot do
Pamje nga kryeministria para protestës

Demokratët kanë mbledhur forcat për të protestuar sërish sot poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama.

Gazetarja e Top Channel, Elda Menga, raporton se protesta e pestë kombëtare e opozitës nuk do të ketë fjalime, por demokratët do flasin më shumë me akte.

Ndryshe nga protestat e mëparshme në Bulevardin Dëshmorët e Kombit qarkullimi i automjeteve vijon normalisht, ndërkohë që organizatorët e protestës së PD nuk kanë vendosur podium.

Dyert e Kryeministrisë janë blinduar, ndërkohë është mbuluar dhe stalacioni i dritave. Rreth Kryeministrisë po vendoset gardh metalik.

Shënjestra e revoltës do të jetë Kryeministria, por organizatoret nuk mohojnë as zhvendosjen në institucione të tjera.

Ndërkohë Policia e Shtetit nuk ka marrë përsipër garantimin e zhvillimit të tubimit, sipas tyre kjo nisur nga incidentet e dhunshme të ndodhura gjatë tubimit të mëparshëm.


Video