
Partia Socialiste vazhdon të kërkojë me insistim që drejtësia të nisë hetimin ndaj deputetes Monika Kryemadhit pasi lajmeve se është përfshirë në financime dhe pagesa të dyshimta nga kompani offshore të kontrolluara nga biznesmenë rusë të naftës.
Nga selia rozë, deputeti Petro Koçi u shpreh se drejtësia duhet të nisë hetimet për Kryemadhin për mosdeklarim të ardhurash, fshehje pasurie e pastrim parash.
‘A është ajo aksionere me këto oligarkë rusë në kompanitë offshore. Si mundet që një ligjvënëse të përfshihet në marrëdhënie biznesi me oligarkë rusë? Si mund ta bëjë këtë gruaja e ish presidentit?
Kryemadhi duhet t’i deklarojë këto. Kryemadhi gjen si rrugëdalje kërcënimet dhe shantazhet ndaj mediave. PS i bën thirrje drejtësisë të shkojë deri në fund e mbi të gjitha për raportet e biznesit me oligarkët rusë.’- tha Koçi.
Nën akuzën se ka cenuar sigurinë kombëtare, Partia Socialiste ka kërkuar edhe dje nisjen urgjente të hetimeve për deputetet e Partisë së Lirisë, njëherazi bashkëshorten e ish-presidentit Ilir Meta, Monika Kryemadhi.
Nga Kuvendit, deputeti Toni Gogu tha të dielën se se organi hetimor do duhet të nisë hetimet dhe të zbulojë lidhjet që ka Kryemadhi me Rusinë. Ndërkohë që edhe Kryeministri Rama apo edhe Kryetari i Grupit Parlamentar socialist Taulant Balla kanë kërkuar vazhdimisht që të ketë një reagim më 'të gjallë' të organeve hetimore, në veçanti SPAK.
Kjo deklaratë vjen pak ditë më parë dolën të dhëna sensitive që flasin për përfshirjen e Monika Kryemadhit, ish-kryetare e LSI, në financime dhe pagesa të dyshimta nga kompani off shore të kontrolluara nga biznesmenë rusë të naftës.
Kryemadhi akuzohet ka marrë dy pagesa nga kompania Holdem Holdings Limited, një kompani e inkorporuar në Qipro, me pronarë oligarkët rusë të naftës Alexander Smuzikov dhe Alexander Kaplan.
Kryemadhi ka bërë edhe një pagesë për Vradus Holdings të rusit tjetër Vitaly Savvin. Këto transaksione nuk janë deklaruar në ILDKP. Kryemadhi ka mohuar që ka aksione dhe llogari jashtë vendit, por dokumentet konfirmojnë të kundërtën.