Rama: Në Shqipëri ka media që pastrojnë para dhe shfrytëzojnë gazetarët!

4 April 2023, 11:19Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama: Në Shqipëri ka media që pastrojnë para dhe
Në foto: Edi Rama

Kryeministri Edi Rama po mban një deklaratë me përfaqësuesin e e Bankës Botërore në Shqipëri, Emanuel Salinas, ku kanë pritur edhe pyetje nga gazetarët.

Rama ka folur edhe për raportin e Transparency Internacional, ku tha se raporti nuk flet për një qeveri të korruptuar, por një korrupsion në tërësi në sektorët e jetës.

Lidhur me këtë kreu i qeverisë u shpreh se korrupsion ka edhe në pushtetine  katër, duke iu referuar medias. Ai tha që ka media që janë të korruptuara, pastrojnë para apo edhe shfrytëzojnë gazetarët.

Ndër të tjera kryeministri foli dhe për ministrat që janë arrestuar, teksa tha se kjo është një shenjë që tregon se reforma në drejtësi funksiuonon dhe se nuk ka më të paprekshëm që janë në pushtet.


Video