Diskutohet ligji i ri për AMA, Majko: Këto Podcastet që dëgjojmë, Rama, Berisha, a i rregullon ky ligj?

4 April 2023, 11:42Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Diskutohet ligji i ri për AMA, Majko: Këto Podcastet që

U zhvillua këtë të martë Komisioni për Çështjet Ligjore, ku ish-ministri Pandeli Majko foli për podcast e kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryeministrit, Sali Berisha.

Majko shtroi pyetjen drejtuar AMA-s nëse këto podcast do të rregullohen me ligjin e ri të medias audio-vizive.

Pjesë nga diskutimi:

Pandeli Majko: Unë e kam pyetjen për përfaqësuesit e AMA-s. Pyetja mund të tingëllojë si ironi, por ndryshimet që vijnë sot kanë të bëjnë me ofruesit e shërbimeve të mediave audio-vizive. Këto podcast që po dëgjojmë. Rama do të krijojë një podcast të vetin edhe zoti Berisha po ashtu.

Këto janë të rregulluara nga ky ligj? Janë nën rregulloren e këtij legjislacioni që po diskutojmë sot?

Kam përshtypjen e influenca e rrjeteve sociale po krijon disa zona të lira të ashtëquajtura ekonomike dhe këtu po diskutojmë për të kontrolluar disa mediave të licensuara në një kohë që tregu i medias është ridimensionuar.

A ka fuqi AMA të ndërhyjë, apo duhen rregulla ligjore? Pyetja ime është a është e rregulluar kjo?

Përfaqësuesja: Bëhet fjalë për platforma e jo për individë. Janë platforma të shpërndarjes së videove.


Video