Kryemadhi sulmon SPAK: Të jenë analfabetë funksionalë apo ushtarë?!

26 October 2024, 13:23Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kryemadhi sulmon SPAK: Të jenë analfabetë funksionalë apo
FOTO: Monika Kryemadhi

Monika Kryemadhi, ndaj së cilës SPAK ka caktuar ‘detyrim paraqitje’ për pastrim parash e mosdeklarim pasurie, është shprehur se, siç e quan ajo “për goditjen time politike”, u përdor një ligj i shfuqizuar 4 vite më parë.

“Drejtësia e re me ligjet e vjetra”, shkruan Kryemadhi krahas vendimit të firmosur nga ish-kryetari i Kuvendit në vitin 2020 ku shkruhet “Ligji nr. 8331, datë 21.4.1998 “Për ekzekutimin e vendimeve penale”, i ndryshuar, shfuqizohet në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji.”

Gjithashtu ka publikuar dokumentin ku shkuan se masa e sigurisë ndaj saj është cakuar mbi këtë ligj të shfuqizuar nga Kuvendi.

“Drejtësia e re me ligjet e vjetra. Të nderuar qytetarë, aq me nxitim dhe aq me urdhër e ka pasur kjo drejtësi e re goditjen time politike, sa që kanë përdorur një ligj të shfuqizuar jo pak por plot 4 vite më parë.

Të jenë analfabetë funksionalë apo ushtarë funksionalë?! Këtë le ta gjykojnë shqiptarët.

Shikoni, vlerësoni dhe gjykoni vetë faktet me poshtë, por mos harroni që secilin nga anëtarët e kësaj drejtësie e paguajmë 5-6 mijë euro/muaj ne të gjithë së bashku. Kjo është drejtësia që duam?”, shprehet Kryemadhi.


Video