Dosja “Xibraka”, Gazment Bardhi dëshmon sot në SPAK

24 Maj 2024, 10:08Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kreu i grupit parlamentar i PD Gazmend Bardhi sapo u paraqit në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.

Bardhi ka fletëthirrje në orën 10.00, për të dhënë shpjegime sa i përket kallëzimit që ka depozituar për Olsi Ramën, vëllanë e kryeministrit Edi Rama.

Bardhi pretendon se Ols Rama ka qenë pjesë e grupit kriminal, të cilët u kapën në Xibrakë me një sasi të lartë droge të llojit kokainë.

Bardhi është thirrur nga prokurori Alfred Shehu, ndërsa do të merret në pyetje nga oficeri i Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Për këtë çështje, Olsi Rama ka depozituar dy padi në SPAK, ku e kallëzon Gazmend Bardhin për “Kallëzim të rremë”.

Rikallëzimi i Ols Ramës erdhi pas vendimit të prokurorit Elvin Gokaj për mos regjistrim procedimi, me arsyetimin se nuk kishte kallëzim siç pretendonte Rama nga Gazmend Bardhin.

Ndërkohë, disa ditë më vonë u mësua se SPAK kishte çelur me një numër tjetër procedimin penal për laboratorin në Xibrakë, pas kërkesës së Bardhit, duke vënë në dijeni këtë të fundit dhe duke e thirrur për të dhënë deklarime në SPAK si person që ka dijeni.

Pas çeljes Ols Rama bëri një tjetër kallëzim ndaj Bardhit për shpifje.

Video