Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Jamarbër Malltezit për masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, vendosur nga gjyqtarja e Apelit të Posaçëm Iliriana Olldashi më 21 nëntor të vitit 2023.
Malltezi u arrestua dhe u la në masën e sigurisë “arrest në shtëpi” nga gjyqtarja e shkallës së parë Irena Gjoka në muajin tetor, lidhur me hetimet për privatizimin e ish klubit sportiv “Partizani”.
Kërkesa e Malltezit për shuarje të masës së sigurisë është rrëzuar jo vetëm nga Gjykata e Lartë, por më herët dhe nga Apeli i Posaçëm dhe nga GJKKO.