Del data dhe ora, kur do të mblidhet Kryesia e re e PD dhe çfarë pritet

31 May 2022, 19:41Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Del data dhe ora, kur do të mblidhet Kryesia e re e PD dhe
Selia e PD

Kryesia e re e Partisë Demokratike e zgjedhur nga Këshilli Kombëtar i Komisionit të Rithemelimit do të ,blidhet për herë të parë të premten në orën 14:00.

Mbledhja e Kryesisë vjen para mbledhjes së Këshillit Kombëtar që sipas njoftimit të PD-së do të mblidhet të premten në orën 17:00.

Pritet që mbledhja e Kryesisë së PD të zyrtarizojë kandidatët për postet e nënkryetarëve dhe Sekretarin e Përgjithshëm, si dhe Sekretariatin, ku për çdo pozicion do të ketë në garë minimalisht dy kandidatura.

Postet kyçe në PD pritet të zgjidhen me votë të fshehtë, ndërsa numërimi pritet të jetë elektronik.

Anëtarët e Kryesisë së PD-së janë:

Fatbardha Kadiu

Ina Zhupa

Jozefina Topalli

Edith Harxhi

Mimoza hajdarmataj

Eleina Qirici

Belind Këlliçi

Flamur Noka

Oerd Bylykbashi

Ervin Minarolli

Luçiano Boçi

Agron Shehaj

Luan Baçi

Grigels Muçollari

Gent Strazimiri

Enno Bozdo

Kletis Kruja

Arben Ristani

Aldo Bumçi

Florion Mima


Video