"Termeja me Tezen kënduan një labçe", Gjekmarkaj "tallet" me ministren Kumbaro dhe kryebashkiakun e Tepelenës

31 May 2022, 14:06Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Termeja me Tezen kënduan një labçe", Gjekmarkaj
Në foto: Ministrja Mirela Kumbaro dhe kryetarin e bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi

Agron Gjekmarkaj deputeti i Partisë Demokratike ka ironizuar shfaqjen e pak ditëve më parë të ministres Mirela Kumbaro teksa ia merrte këngës labçe me dy kryebashkiakët e Gjirokastrës dhe Tepelenës.

Përmes një postimi në faqen e tij në ‘Facebook’, Gjekmarkaj shkruan me ironi se “komandanti” është lezetuar nga performance e vartësve të tij.

Postimi i deputetit Gjekmarkaj:

Termeja me Tezen kenduan një labçe, me besimin që veshi dhe syri i kudondodhur i Komandantit po lezetohej nga kjo farfuritje popullore. Ai ja merrte Teze Rela ja kthente, mbante Ison siç i ka hije. Të keputej shpirti nga gjithë ajo bukuri zë qeruarish teksa një copë mishi gjithë nur naaa sa një gomë makine shkelqente mbi pjatë!

Çi vertitej fustanella (metaforike) njerit, teritalkat tjetres. Kufirin kaperceu jehona. Janines çi panë sitë -Janin-o. Malet e Laberisë çu krodhen në një të ëmbel ëndërrim rilindas! Edukim përmes kënges. Kanë oreks qerratenjet dhe talent!.

 


Video