Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-numri dy i Partisë Demokratike, janë përplasur ashpër sot në një debat online.
Gazment Bardhi akuzoi sot ish-kryeministrin Sali Berisha si përgjegjës kryesor për vrasjet në Gërdec, ndërsa theksonte se “koha ku çdo punë e emërim kalonte nga zyra e Zenit ka mbaruar me vendim të DASH në 19 Maj 2021”.
“Babi i Zenit, njeriut të vetëm përgjegjës për 26 të vrarë në Gërdec, duhet të gjejë kohë të paktën ti shkojë për ngushëllim baxhanakut të tij. Koha ku çdo punë e emërim kalonte nga zyra e Zenit ka mbaruar me vendim të DASH në 19 Maj 2021. Sa më parë ta kuptosh aq më mirë për ty!”, shkruante Bardhi në rrjetet sociale.
Akuzave të Bardhit iu është përgjigjur vetë Shkëlzen Berisha, po në rrjetet sociale.
Shkëlzen Berisha ka ironizuar Gazment Bardhin, duke e quajtur atë “shoqata e gazrave”.
“Per hir te bashkimit mendoj se te gjitha emërimet në PD, duhet t’i rikthehen si ekskluzivitet shoqatës se gazrave!”.