Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Shqiptarët jo vetëm po largohen, por po braktisin përfundimisht vendin. Disa ditë më parë presidenti Bajram Begaj ka firmosur dekretin për lënien e shtetësisë shqiptare.
Nga ky dekret 75 ish-qytetarë shqiptarë kanë hequr dorë nga pashaporta e vendit të tyre. Sipas statistikave, më shumë se 521 mijë qytetarë shqiptarë kanë marrë në 20 vitet e fundit shtetësinë e njërit nga vendet e Bashkimit Europian.

Nga emigrant në shtetas europian, përherë e më shumë shqiptarët po heqin dorë nga pasaporta e vendit të lindjes për të marrë atë të një shteti që u ofron më shumë, së paku në një drejtim, atë të ekonomisë.