"Belinda Balluku ka qenë më aktivja në aferën e rastit McGonigal" Kjo ishte deklarata e fortë e kreut të PD-së Sali Berisha gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike.
Berisha deklaroi më tej se të përfshirë në skandalin me ish-agjentin e arrestuar të FBI-së janë edhe emra të tjerë si Bledi Çuçi apo Ardi Veliu, por sipas tij, Komisioni Hetimor do të bëjë gjithçka për të zbardhur këtë veprimtari kriminale të Edi Ramës.
"Ballukja ka qenë si të thuash nga më aktivet në këtë aferë, por janë edhe ministra të tjerë. Ardi Veliu, Bledi Çuçi, që të gjithë këta. I përgëzoj të gjithë deputetët që kanë firmosur në këtë Komision Hetimor Parlamentar dhe e siguroj Komisionin Hetirpor Parlamentar të Kongresit të SHBA se komisioni ynë do të bëjë gjithçka për të zbardhur veprimtarinë kriminale të Edi Ramës, të McGonigal në Shqipëri, të Marco Ross-it dhe grupit të tyre. Duhet të dini se, jo vetëm në këtë fushë, por edhe në aspekte të tjera, këta aventurierë kanë luajtur me interesa të një rëndësie jetike për SHBA. Komisioni do t’i rreshtojë të gjitha këto, si një detyrim madhor ndaj SHBA. Mos prisni nga SKAP-i i partisë. Mc Gonigal është ulur këmbëkryq me ta. Jo një herë, por disa herë. Hetimin më të plotë do ta bëjë komisioni hetimor parlamentar.
Ne kemi thirrur më datën 11 protestën më të madhe në historinë e vendit. Ju nuk mund të dështoni kurrë në rrëzimin, largimin e Edi Ramës nga pushteti. Ai nuk jep dorëheqje. Ai nuk njeh gjuhë tjetër përveç frikën.
Ju duhet të dëshmoni dhe do të dëshmoni se ose dorëheqjen, ose do të përballet me probleme shumë madhore. Ai duhet të largohet. Ky është një apel pa kthim. Mos t’ia zgjasë ditët vetes, mos të përdorë Lindën e Parlamentit për të bërë veprime anti-kushtetuese dhe anti-ligjore. Çdo orë që ai kalon është orë turpi për çdo shqiptar. Nuk mund të pranohet kurrë në krye të qeverisë një kryeministër i një vendi anëtar të NATO-s që fut thikën më të rëndë. Ndoshta ndër më të rëndat në 30 vite, ose më shumë në fushën e sigurisë së vendit të lirisë. Nuk mund të pranohet asnjë orë më shumë një njeri që del i qartë si drita e diellit se ka bërë gjitçka për të shuar pluralizmin në Shqipëri, dhe që vazhdon në mënyrën më kriminale. Ndaj edhe njëhrerë, largimi i tij është emergjencë kombëtare. Kam bindjen më të thellë se kohërat e tij janë të numëruara dhe se qytetarët shqiptarë janë të vendosur me dinjitetin dhe moralin e tyre, dhe se ky njeri nuk përfaqëson asnjë shqiptar të ndërshëm, por thjesht Taulant Ballat, Gjiknurët e mafies shqiptare." deklaroi Berisha.