Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka ironizuar me ish-presidentin Ilir Metën lidhur me deklaratën e tij gjatë konferencës me gazetarët, ku tha se paratë e nxjerra jashtë Shqipërisë do të riatdhesohen.
Në një postim në Twitter, Braçe shkruan se Meta ka të drejtë kur flet për sekuestrimin e parave të depozituara jashtë që janë bërë prona të patundshme, por sipas deputetit socialist duhet të fillojë nga Londra dhe Qipro.
Siç duket, Braçe shigjeton ish-presidentin dhe Arben Ahmetajn me këtë postim, si dy të përfolur për pasuri në këto dy vende.
“I.M ka shume te drejte; Parate depozituar jashte, bere prona te patundshme apo qe kane krijuar EMIGRATE DEPOZITA, duhen sekuestruar! Ta fillojme nga Londra e Qipro them une! Pastaj vijojme me leket e pronat ketu!”, shkruan Braçe.
