Berisha zbulon datën e protestës së radhës

4 Mars 2026, 13:43Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kreu i PD Sali Berisha

Kreu i PD Sali Berisha zbuloi në fjalimin e tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar se protesta e radhës nga opozita do të mbahet më 12 mars.

Berisha: Tani Rama nxori mburojën e Beogradit përpara, na thotë se nuk na duhet Brukseli, por Beogradi dhe kthehet në skenarët anti shqiptarë. Nuk ka komb në botë që do duronte një njeri si ky, kurrë! Akti i fundit me Sllobodanin e ri, Aleksandar Vucic, është një thirrje për atdhetarinë e çdo shqiptari, ky ka shndërruar Shqipërinë në një vend të rrezikshëm për kombin, për të ardhmen e kombit, duke përdorur pushtetin e tij, ndaj duhet të përgjigjemi në mënyrën më të fuqishme dhe kam besim se do i përgjigjemi. Data 12 është kryengritja e radhës.


Video