“24 orë ujë të pijshëm”, turpi elektoral, edhe me vendim gjykate...
10 Prill, 22:24Fokus
Këto janë pamjet kur kryeministri Edi Rama mbërrin në selinë e PS-së, aty ku prej orës 09:00 ka nisur mbledhja e Kryesisë.
Një ditë më parë, kreu i qeverisë i dorëzoi Kreut të Shtetit, Bajram Begajt, propozimet për ndryshimet e fundit në qeveri në takimin e zhvilluar në Pallatin e Brigadave.
“Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti në takim Kryeministrin, Edi Rama. Kryeministri paraqiti në takim propozimet për ndryshimet në kabinetin qeveritar. Procedura kushtetuese parashikon 7 ditë afat për dekretimin e ministrave”, njoftoi Presidenca pas takimit.