Në fjalën e tij nga foltorja, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ritheksoi mbështetjen e vendit tonë ndaj operacionit të koordinuar mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit.
“Qeveria shqiptare e ka bërë të qartë mbështetjen e Shqipërisë ndaj ndërhyrjes së SHBA-ve dhe Izraelit në një sulm parandalues ndaj Iranit dhe po ashtu, kryeministri Edi Rama, ka shprehur solidaritetin e plotë të Shqipërisë me vendet në Gjirin Persik që janë kthyer në target të regjimit në shkatërrim e sipër në Iran. Kryeministri ka biseduar sot me presidentin e Emirateve të Bashkuaara Arabe. E po ashtu ka shprehur solidaritet me popuj vëllezër të Katarit, Emirateve, Bahrein-it. Ka pasur sulme edhe në Qipro, e mirëpresim propozimin tuja për të pasur një qëndrim si Kuvend.”
Më tej, duke e cilësuar “ajatollahu i fundit në Europë”, dënoi veprimet e kryedemokratit, Sali Berisha, dhe mbështetësve të tij në protestën e 28 shkurtit.
“Ndërkohë që SHBA-të dhe Izraeli godisnin objektivat në Iran, ajatollahu i fundit në Europë, Sali Berisha, ju urdhëronte ju dhe ata që ju vijnë nga mbrapa, të sulmonin godina. Në atë godinë vetëm Saliu ka qenë brenda, ne as s’e kemi pasur ëndërr të hynim në atë godinë. I vetmi që është ngrohur pranë zjarrit bubulak të familjes së ish-diktatorit është ajatollahu juaj”, deklaroi Balla, duke iu drejtuar opozitarëve.
“Nuk ka vend në botë ku protestat e dhunshme udhëhiqen nga një parti politike!”, tha ai.