
Kreu i PD-së Sali Berisha mbajti sot fjalën në foltoren e radhës me demokratët përpara kryeministrisë.
"Mesazhet më të prera më të qarta, se vjedhjet e qytetarëve shqiptarë nga qeveria nuk do i tolerojmë. Në tërë historinë e shtetin kurrë komuniteti ndërkombëtar nuk ka bërë lëvizje kaq të fuqishme. Dy delegacione mbledhje faktesh, njëri i PE, deputetë të të gjithë spektrit, përfaqësues e 30 partive politike të qendrës së djathtë ishin këtu.
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, komisioneri për ligjet i KE. Për të dhënë mesazhin se korrupsioni nuk mund të mbrohet. Cila ishte përgjigja? Se lufta kundër korrupsionit sjell më shumë probleme se vetë korrupsioni. Nuk ka sfidë më të rëndë se jo. Më poshtëruese për shqiptarët. Një bloger afrikan Samson Hoxhiajo, që u bë i famshëm në botë, dëgjojeni dhe ju o policisë, u bë i famshëm sepse shkruajti dy rreshta filan politikanë thotë se korrupsioni është i dëmshëm vetëm kur nuk jam unë brenda.
Para dy ditësh në blogun e tij shpall super yllin e korrupsionit Edi Ramën. Edi Rama informon ai ka deklaruar se lufta kundër korrupsionit sjell më shumë probleme. Dhe thotë se Edi Rama është brandi ndërkombëtar i korrupsionit. Miqtë tanë, u shokuam nga ata që pamë në Shqipëri. U shokuam nga ato që dëgjuam. Në zyrat e larta e qeveritarët në thonë keni të drejtë, e kuptojmë se kemi qenë të painformuar në narko shtetin e Edi Ramës. Ja u thashë këto se shqiptarët duhet të dinë realitetin. Në kuptimin më absolut të fjalës, shpresa e vetme jemi ne", tha ai.