Sali Berisha nuk do të mbajë asnjë lloj përgjegjësie për humbjen drastike të 14 majit.
Në një komunikim me gazetarët, i pyetur nëse do japë dorëheqjen pasi humbi edhe Shkodrën, Berisha tha se nuk ka ndërmend të largohet pasi sipas tij nuk i ka humbu zgjedhjet, por PS i ka fituar me mbështetjen e krimit.
“Shkodra votoi nën pushtim të vërtetë. Të gjitha pollet e kundërshtarëve tanë, por dhe tonat, e nxirrnin Bardh Spahinë 14 gjer në 16 pikë përpara.
Nëse mendon ti apo ndokush tjetër se tërhiqet Sali Berisha para krimit, ai sheh veshin pa pasqyrë, unë kurrë nuk tërhiqem para bandave të krimit shtetëror dhe joshtetëror.
Shkodran është shembulli më i shëmtuar, në të cilën u votua si në rrethim nga banda të Edi Ramës.
Në Shkodër u përdorën sasi kolosale, dhjetëra milionë euro dhe jam i bindur se qytetarët e Shkodrës, zgjedhën e krimit, pushtetin e krimit, nuk do ta pranojnë. Kjo është përgjigjja ime për ju,” tha Berisha.