Ilir Alimehmeti ka komentuar mbrëmjen e djeshme deklaratat e Sali Berishës, i cili hoqi dorë nga kandidimi i aktorit Florian Binaj për zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës.
Teksa emri i tij përflitet se do të jetë kandidati i PD-së për zgjedhjet lokale për Bashkinë e Tiranës, Alimehmeti tha se i sheh ndryshe deklaratat e kryedemokratit.
Sipas tij, Berisha ka deklaruar se PD do të dalë me një kandidat të saj për Bashkinë e Tiranës, teksa nuk hodhi poshtë as kandidaturën e Binajt.
“Berisha në fakt tha që nuk do shkojmë me kandidat të pavarur, pra është qasje e partisë politike. Nuk u fol për emra të veçantë.
Rrugës mund të jetë edhe zoti Binaj, që ka dhënë një kontribut të frytshëm për Partinë Demokratike në një periudhë të vështirë.
Pra Partia Demokratike do dalë me një kandidat të vetin, apo edhe të një koalicioni, pasi mund të jetë edhe koalicion”, tha Alihmehmeti në A2CNN.