Begaj përkujton 80 vjetorin e Çlirimit: Respekt për heronjtë e këtij vendi

29 Nëntor 2024, 11:00Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bajram Begaj mori pjesë në homazhet në nder të 80 vjetorit të Çlirimit që u zhvilluan te Varrezat e Dëshmorëve.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj mori pjesë në homazhet në nder të 80 vjetorit të Çlirimit që u zhvilluan te Varrezat e Dëshmorëve.

Kreu i shtetit, në mesazhin e tij për këtë ngjarje të rëndësishme të historisë së Shqipërisë, shkruan se në këtë ditë duhet të shprehim mirënjohjen për ata mijëra djem e vajza që dhanë jetën për lirinë e vendit.

“80 vite më parë vendi ynë doli trimfues në luftën kundër fashizmit dhe nazizmit, i rreshtuar në anën e duhur të historisë.

Mijëra shqiptarë, djem e vajza të vendit tonë, gjatë Luftës së Dytë Botërore  sakrifikuan gjënë më të shtrenjtë, jetën, për diçka që ata e kishin edhe më të shtrenjtë, lirinë.

Sot i përkujtojmë më mirënjohjen më të thellë dhe u përulemi me respektin më të madh.

Sakrifica e tyre është amaneti ynë. Aspirata e tyre për liri mbetet detyrimi ynë për një Shqipëri të lirë e të përparuar. Lavdi përjetë Dëshmorëve të Atdheut!”, shkruan Begaj.

Video