“Ndërtimi, drejt fazave finale”, Kryeministri Rama inspekton punimet në aeroportin e Vlorës: Duhet të punoni natë e ditë!

28 Nëntor 2024, 15:25Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar kantierin e aeroportit të Vlorës, ku shprehet se po ecet me ritëm drejt fazave finale të ndërtimit, për pistën 3.2 km, kullën e kontrollit, terminalin 25 mijë metër katror, si edhe të gjithë pjesët e infrastrukturës aeroportuale, ku do të operojnë zjarrfikësit, policia, doganat e me radhë.

Rama thotë se “në muajin prill do të mbyllet faza e publikimit të aeroportit, nën mbikëqyrjen e operatorit të aeroportit i cili është Aeroporti Ndërkombëtar i Mynihut, ndërkohë që qysh tani shumë nga agjencitë turistike lokale e ndërkombëtare kanë filluar të prenotojnë fluturimet e tyre në Vlorë, ku do të ndizet së shpejti një tjetër motor i ri i ekonomisë”.

Gjithashtu kreu i qeverisë bëri me dije se së shpejti nis edhe rekrutimi i punonjësve, ndërsa shtoi se Aviacioni Civil po punon për hapjen e një akademie për profesionistë në këtë fushë, në bashkëpunim me ICAO.

“Duhet punë natë e ditë që të arrijmë që sezoni të përfshihet në aktivitetin e aeroportit dhe aktivitetin e përgjithshëm ekonomik të vendit. pastaj shumë gjëra të tjera pozitive do të vijnë por është shumë e rëndësishme që të punohet ditë nate dhe natë e ditë”, tha Rama.

Video