Basha zbulon pasionin për makinat: Kam qenë i tmerrshëm para se të lindte goca

5 May 2024, 20:22Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Basha zbulon pasionin për makinat: Kam qenë i tmerrshëm para se
Kreu i PD, Lulzim Basha

Kreu i PD, Lulzim Basha, ka treguar dhe një nga pasionet e tij që janë makinat. Por ai tregon se që kur ka lindur goca e tij, është bërë shumë i kujdesshëm.

"Kam qenë i çmendur për makinat, kam qenë i tmerrshëm me makinat. Kjo ishte para se të lindte goca. Që kur ka lindur goca jam bërë tmerrësisht i kujdesshëm", tha Basha.

Basha u shpreh se vendosja e traut në rrugën e Kombit është një hile e keqe që u bëhet qytetarëve dhe për këtë shprehu angazhimin e tij që një nga aktet e para si kryeministër do të jetë largimi i atij trau.

Kreu i PD gjithashtu fioli për korrupsionin qeveritar në vitet e vitet e fundit, që si pasojë ka sjellë largimin masiv të shqiptarëve.

"Fillimisht akuzat e kundërshtarëve i kam shpërfillur me një farë neverie. Thoja çfarë janë këta 238 milionë euro dëme, ndërkohë që pagesa totale kur unë jam larguar nga ministria ishte vetëm 60 milionëshi i garancisë që të fillonin punimet. Pra, ishte një stisje totale. Sigurisht që e çuan në prokurori, e dija të gjitha domethënë çfarë bënë.

Pastaj faza e dytë që kam patur ka qenë një zemërim në kufijtë e tërbimit. Tani mirë që nuk më japin dekoratë, se nuk e dua nuk e kam bërë për dekoratë, mirë që nuk thonë faleminderit, po pse duhet të bëjnë këtë tjetrën pse janë kaq të ligë derisa e kam kuptuar që e kisha gabim", u shpreh ai.


Video