Bardhi: Berishës i intereson që Basha të kthehet në krye të PD

27 July 2023, 21:18Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bardhi: Berishës i intereson që Basha të kthehet në krye
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi thotë se Sali Berishës i intereson që Lulzim Basha të kthehet aty ku ka qenë, si kryetar i PD.

Kështu tha Bardhi për gazetaren e Report Tv, Danjela Maloku, ndërsa tha se do të depozitojnë në Gjykatë listën e anëtarëve dhe vendimet e marra në mbledhjen e sotme.

“E gjitha lista e anëtareve dhe dokumentimi përkatës do depozitohet në gjykatën e Tiranës. Sa i përket anëtarëve të Këshillit pjesëmarrës unë kam njoftuar mbledhjen e Këshillit të PD, përjashtuar anëtarët që me vendim janë përjashtuar. Kam përshtypjen që Berisha do ishte i interesuar që Basha të rikthehej në pozicionin që kishte”, tha Bardhi.


Video