"Operacioni Fshesa" në Asamblenë e PS, analisti: Ja përse i duhej Ramës ky spastrim i fortë

27 July 2023, 14:41Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Operacioni Fshesa" në Asamblenë e PS, analisti: Ja
Edi Rama

Asambleja shkarkoi gjithë Sekretarët e Partisë Socialiste, dhe ka autorizuar Sekretarin e Përgjithshëm të bëjë propozimet për Sekretarin e ri në një periudhë të shkurtër.

Për analistin Mero Baze “kemi të bëjmë me një spastrim të fortë të kupolës drejtuese të PS”.

“Ky në të vërtet mbetet i vetmi lajm nga Asambleja e sotme. Duke i besuar Klosit postin më të lartë ekzekutiv të Partisë Socialiste dhe ndërtimin e Sekretarit të ri, Rama praktikisht i ka hapur rrugë ndryshimit të fortë në drejtimin e PS, me një nga socialistët më të vjetër në karrierë, i vetmi që bashkon ende periudhën e qeverisjes së Fatos Nanos me atë të Edi Ramës” – komenton Baze dhe shton:

“Ndryshimet e sotme janë rrënjësore dhe në krye të socialistëve po vihet një ekip politikanësh, që do të jenë roje të pushtetit ekzekutiv të tyre. Në një farë mënyre Rama po përpiqet të bëjë një ekip të ri politik, për ta mbajtur PS, larg goditjeve që mund t’ vijnë për shkak të qeverisjes. E thënë më qartë, po përpiqet të mbajë partinë të pastër nga njollat e pushtetit”.


Video