Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në një takim presidentin e Federatës Ndërkombëtare të Automobilëve, Mohammed Ben Sulayem.
Rama thotë se në qendër të diskutimeve ka qenë projekti i Automoto Parkut të Elbasanit, një pistë që do të shërbejë për gara të ndryshme, sipas Ramës edhe për Formula 1 dhe gara të tjera ndërkombëtare.
“Kryeministria - Me Presidentin e FIA-s, Mohammed Ben Sulayem, ku u përqëndruam tek projekti i madh i Automoto Parkut të Elbasanit, që do t’i japë Shqipërisë një tjetër motor të ri të ekonomisë dhe turizmit, përfshirë edhe Formulën 1 e gara të tjera ndërkombëtare të motorizimit”, shkruan ndër të tjera Rama.