Salianji thirrje Ramës: Ndal luftën ndaj opozitës, ose do të të përgjigjemi

29 January 2024, 16:17Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Salianji thirrje Ramës: Ndal luftën ndaj opozitës, ose do të
Deputeti Ervin Salianji

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të “ndalë luftën” ndaj opozitës, duke paralajmëruar se do t’i përgjigjen me mosbindje civile.

Në një deklaratë për mediat nga kryesia e Kuvendit, Salianji reagoi ashpër pas përjashtimit me 10 ditë të 18 deputetëve nga opozita për shkaktim të kaosit në seancën e fundit parlamentare.

Vetë Salianji u përjashtua me 20 ditë nga Komisioni i Etikës.

Deklarata e Salianjit:

Pasi e miratuan si deshën rregulloren e Kuvendit pa konsensus, patronazhistët e Ramës morën një tjetër vendim turpi.

Nuk është në dëshirën e asnjë pale politike të përcaktojë kundërshtarin politik, ajo caktohet me vota dhe vota e ka caktuar.

Të urresh parlamentin dhe opozitën është një akt tjetër që dëshmon mendësinë diktatoriale të Ramës.

Vendimi erdhi vetëm një orë para se të mblidhej komisioni i etikës. E konsiderojmë si shpallje lufte, ndaj se cilës do të përgatisim përgjigjen.

U bëjmë me dije partnerëve ndërkombëtarë se thirrjet e tyre të përsëritura po shpërfillen në mënyrë putiniane nga Edi Rama. Shkakrkimi përkohësisht i 19 deputetëve të opozitës nuk mund të bëhet nga qeveria.

I bëjmë thirrje Edi Ramës të ndalë luftën ndaj opozitës përndryshe do t’i përgjigjemi me të gjitha format e mosbindjes civile. I bëjmë thirrje Parlamentit Europian të dërgojë në Shqipëri një mision monitorimi.


Video