Apeli i GJKKO e la në burg, Meta: Drejtësi me regji! Prokurorët gënjyen për të manipuluar gjykatën

30 January 2026, 14:15Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Apeli i GJKKO e la në burg, Meta: Drejtësi me regji! Prokurorët
Ilir Meta

Kreu i PL-së, Ilir Meta ka reaguar pasi Apeli i GJKKO e la atë sërish në qeli. Ai tha se nuk ka çudi nga drejtësia me regji.

“Asnjë çudi nga drejtësia me regji. Sot gjykata ju shmang gjykimit të ankesës të avokatëve të mi kundër vendimit për vazhdimin e paraburgimit për të mos marrë përgjegjësi.

U provuan qartë dhe me fakte gënjeshtrat e prokurorëve për të manipuluar gjykatën për të zgjatur në mënyrë tërësisht të paligjshme paraburgimin tim.

Për më shumë komunikojmë nesër”, shkruan Meta.


Video