Amnistia penale, Basha thirrje opozitës: Pazar i ndyrë! Mos ndihmoni të korruptuarit të përfitojnë

4 Prill 2024, 19:19Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kreu i PD, Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nga foltorja e Kuvendit i ka bërë thirrje deputetëve të opozitës të mos e votojnë amnistinë penale.

Basha tha se sipas kësaj amnistie përfitojnë drejtorë dhe specialistë të akuzuar për korrupsion, ndërsa do të mbeten në burg mbi 700 aktivistë, qytetarë dhe anëtarë të PD-së, që janë “përndjekur” gjatë protestave me akuzën e kundërshtimit të forcave të policisë.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Do përfitojnë zyrtarë, dejtorë, deri në specialistë, por nuk do të përfitojnë anëtarët e shoqërisë civile, anëtarët e PD-së që kundërshtuan dhe po përndiqen ng neni përkatës i kundërshtimit të forcave të policisë në bashkëpunim. Këto janë faktet, ky është pazari i ndryrë.

I drejtohem kolegëve nga opozita, shikoni njëri tjetrin në fytyrë dhe mendoni se si do t’i përgjigjeni deokratëve, mbi 700 përndiqen nga neni përkatës. Ndërkohë po ndihmoni të çlirohen nga akuza ata drejtorë që u bënë shkak për burgosjen e tyre. Nëse doni të tregoni që nuk keni pazar me Edi Ramën, votoni amendamentin e PD. Nëse nuk doni që zyrtarët e korruptuar të votojnë, votoni amendamentin e PD. Nëse doni të përfitojnë të gjithë protestuesit, votoni amendamentin e PD.

Gjithësecili prej jush ka mundësinë të përjashtojë nga amnistia të gjithë aktet e korrupsionit.

Video