Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Në Kuvend është diskutuar ligji për koncesionet, teksa fjalën e ka marrë edhe deputeti socialist Erion Braçe.
Ky i fundit ka akuzuar qeverinë e Sali Berishës se kishte dhënë numrin më të madh të koncesioneve. E teksa po fliste polot pasion, Braçe ka bërë edhe një lapsus.
“1000 faqe letra që ishin këtu, kishte dhe një problem shumë të madh, ishte një shoqja ime, deputete në sallë, që kishte marrë letrat për koncesion, Kardhiq 1, Kardhiq 2, Kardhiq 3, dhe unë nuk arrija ta kuptoja që pse kjo zonja rrinte gjithë kohës mbi kar...Kardhiq! Kardhiq, rrinte gjithë kohës, është një hall shumë i madh”, deklaroi Braçe.
Për më tepër ndiqni videon: