“Agron Shehajt i ofrova të kandidonte për Bashkinë e Tiranës”, Berisha zbulon prapaskenat

31 March 2025, 23:27Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Agron Shehajt i ofrova të kandidonte për Bashkinë e
Sali Berisha dhe Agron Shehaj

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zbuluar disa prapaskena lidhur me deputetin Agron Shehaj, që u largua nga PD dhe ka themeluar një parti të vetën.

Berisha Agron Shehajt i është bërë kërkesë që të jetë pjesë e koalicionit nën drejtimin e PD dhe ai e ka refuzuar.

Berisha zbuloi se Shehajt i ishte ofruar që të kandidonte për bashkinë e Tiranës si dhe të merrte drejtimin politik të Tiranës gjatë fushatës, gjë që ai nuk e ka pranuar duke bërë zgjedhjen e tij.

“Agron Shehaj u shkëput në mënyrë të pashpjegueshme, por unë jam i mendimit që e drejta e zgjedhjes është e drejta themelore e njeriut. Shehaj mendoi se do ketë një të ardhme në politikë më të mirë jashtë PD, është e drejta e tij.

Atij ju ofrua oferta për koalicion me të vetmin qëllim që asnjë votë e elektoratit tonë të mos i mungojë PD në betejë me Ramën. Ai refuzoi. Pajtohet, në një farë mënyre kontribuon me këtë të keqe, ai merr vota si të dëmtojë frontin opozitar.

Agron Shehajt i janë bërë të gjitha ofertat. I është ofruar a dëshiron të kandidosh për bashkinë Tiranë? Jo tha, dua më shumë. Iu ofrua drejtimi politik i Tiranës gjatë fushatës. Unë respektoj çdo zgjedhje, por për mua vend më të përshtatshëm se këtu ku je nuk ka.

Ai bëri zgjidhjet e tij. I kam thënë mos u largo se vendi yt është këtu. I kam çuar fjalë pasi është krijuar koalicioni: “Urdhëro në koalicion”, sikundër atyre të tjerëve, “Hajdeni të bashkohemi të heqim këtë, pastaj secili të marrë qëndrimet e tij”.

E ka marrë Bylykbashi. I kam kërkuar të lidhet me të, i kam thënë “hajde urdhëro”. Iku me një ide, por ideja e tij nuk mund të ishte kurrë që të dëmtojë PD se ky kod e dëmton”, tha Berisha në emisionin “Now”.


Video