A do të përjashtohet Kryemadhi nga gara për deputete? Meta: Të shmangen lidhjet nepotike në parti!

16 April 2024, 15:08Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
A do të përjashtohet Kryemadhi nga gara për deputete? Meta:
Monika Kryemadhi/ Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, është pyetur në lidhje me deklaratat e forta që ai ka bërë së fundi, për t'i dhënë fund nepotizmit brenda partisë së Lirisë.

Meta tha se nepotizmi nuk lidhet vetëm me emrin e Kryemadhit, por me të gjitha strukturat e tjera brenda partisë. 

A do ta kandidoni Kryemadhin në zgjedhjet e ardhshme? 

Meta: Pyetja është e gabuar, sepse nuk jam unë personi që kandidoj, apo skualifikoj, PL ka strukturat e saj, që do të pësojnë ndryshime shumë të rëndësishmë, çdo çështje dhe element, do të jetë pjesë e debatit për ndryshimet statutore, që të shmangen lidhje të tilla nepotike.

Kjo nuk do të thotë se këta persona nuk mund të kandidojnë.


Video