Meta: Kreu i SPAK kushëriri i Nuredin Dumanit, 'karafil' dhe vrasës i pluralizmit!

16 April 2024, 14:49Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Meta: Kreu i SPAK kushëriri i Nuredin Dumanit, 'karafil' dhe
Ilir Meta

Kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta sulmoi sërish sot kryetarin e SPAK, Altin Dumani duke e cilësuar si ‘kushëririn e Nuredin Dumanit’ killerit me pagesë i cili pranoi të bashkëpunonte me drejtësinë duke treguar vrasjet.

“Nuredimi vërtet ka bërë vrasjet që ka pranuar vetë por ky karafil kujton se mund të bëhet vrasës i sukseshsëm i pluralizmit në vend. Gjë që kërkon ta arrijë përmes. McGonigalëve apo përmes kapjes së ndonjë laraske apo sufllaqegjiu nga Partia e Lirisë. Ka parë shumë Ilir Meta si ky kushëriri i Nuredinit"

Pyetje: A po kërcënoni, Altin Dumanin?

Meta: Nuk kam bërë asnjë kërcënim. Jam për të mbrojtur pluralizmin politik... Unë njeri nuk kërcënoj. Por unë jam Ilir Meta o super budallenj, o supertarallakë. Të më dërgojë patronazhist e të më thotë Ik se i ke punët keq.


Video