A do të bëhet kryetare e PD? Tabaku: Jam duke u konsultuar me deputetët, do nisim tur dëgjese me demokratët

24 May 2023, 15:12Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
A do të bëhet kryetare e PD? Tabaku: Jam duke u konsultuar me
Jorida Tabaku

Ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të PD-së zyrtare, e thirrur nga Gazment Bardhi, ku të pranishëm kanë qenë 18 deputetë.

Nënkryetarja e partisë,Jorida Tabaku është prononcuar për mediat pas mbledhjes ku u shpreh se PD do të nisë një tur dëgjese me demokratët. E pyetur nëse do të marrë postin e kryetares së PD-së, Tabaku tha se është në një fazë konsultimi, pa dhënë një përgjigje konkrerte.

"Pati diskutime për seancën e nesërme. Ne nuk mund të sillemi sikur nuk ka ndodhur asgjë. Diskutimet lidheshin dhe për situatën që po ndodh në PD. Kemi vendime për të marrë, Opozita shqiptare ka kaluar në 14 maj një humbje që është nga më të thellat. Kemi shumë nevojë që të kuptojmë realisht se çfarë ka ndodhur. Kemi nevojë të nisim një tur dëgjesë një tur reflektimi për të kuptuar sesi mund të ri ngrihemi. Të gjithë deputetët kanë angazhimin dhe vullnetin për të dalë nga kjo situatë. Unë besoj se çdo gjë sot do të bëhet në konsultim me deputetët. Jam duke u konsultuar me deputetët. Duhet të mësojmë nga gabimet e së shkuarës."- tha Tabaku.

Deputetët që ishin të pranishëm:

1.Gazment Bardhi
2.Dhurata Cupi
3.Saimir Korreshi
4.Arbi Agalliu
5.Lefter Geshtenja
6.Dashnor Sula
7.Enkelejd Alibeaj 
8.Orjola Pampuri
9.Selaudin Jakupllari
10.Jorida Tabaku
11.Qani Xhafa
12.Bledion Nallbati
13.Ferdinad Xhaferraj
14.Zheni Gjergji
15.Flutura Acka
16.Merita Bakiu
17.Andia Ulliri
18.Eralda Bano


Video