I vetmi që u takua nga opozita nga senatorët amerikanë, reagon Bardhi: Partneriteti SHBA dhe PD është jetik

23 May 2023, 21:29Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
I vetmi që u takua nga opozita nga senatorët amerikanë, reagon
Senatorët amerikanë Chris Murphy dhe Gary Peters, dhe Gazment Bardhi

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me takimin që zhvilloi ditën e sotme me dy senatorët amerikanë Chris Murphy dhe Gary Peters, i cili ishte i vetmi që u takua si përfaqësues i opozitës.

Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi thotë se partneriteti i SHBA dhe PD është jetik për vendin tonë.

“Ishte kënaqësi takimi me senatorët amerikanë Chris Murphy dhe Gary Peters. Partneriteti i Shqipërisë dhe PD me SHBA është jetik për të ardhmen e vendit dhe forcimin e demokracisë. SHBA kanë qenë dhe do të mbeten përjetë miqtë tanë më të mirë.”- shkruan Bardhi.

 


Video