50 përgjigje larg shkarkimit ose jo të Metës

1 February 2022, 16:06Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
50 përgjigje larg shkarkimit ose jo të Metës
Presidenti
Ilir Meta duke dalë nga Gjykata Kushtetuese (Foto arkiv)

Gjykata Kushtetuese u ka dorëzuar një formular me mbi 50 pyetje përfaqësuesve ligjorë të Presidencës dhe të Kuvendit, të cilët duhet t’i përgjigjen si pjesë e procedurës për plotësimin e dosjes për shkarkimin e Metës.

Si Kuvendi, ashtu edhe Presidenca kërkuan kohë për kthimin e përgjigjeve. Dallimet mes tyre lidheshin me afatin e kësaj kohe. Kuvendi kërkoi vetëm dy orë kohë për t’iu përgjigjur, ndërsa këshilltari ligjor i Presidentit Meta kërkoi që seanca të shtyhej për një ditë tjetër.

Gjykata vendosi në fund që dy orë kohë ishin të mjaftueshme për të dhënë përgjigjet dhe caktoi vijimin e seancës në orën 17:30.

50 përgjigje larg shkarkimit ose jo të Metës
Përfaqësuesit
ligjorë të Presidentit Ilir Meta

Presidenti e nisi mbrojtjen në Kushtetuese me një kërkesë për shpalljen e papajtueshmërisë dhe konflktit të interesit për të gjithë trupën gjykuese, kërkesë që u rrëzua nga vetë Gjykata Kushtetuese që e cilësoi si të pabazuar atë.

Ndërkohë, pas rrëzimit të kësaj kërkese, Voxneës.al mëson se mbrojtja është zhvendosur te afatet mbi të cilat u ngrit komisioni hetimor nga Kuvendi i kaluar, që sipas Presidentit Meta ishte në shkelje të ligjit për ngritjen e komisioneve hetimore, që ndalon punën e këtyre komisioneve katër muaj nga përfundimi i mandatit të Kuvendit. / Voxnews.al

 


Video