“Kush ta pagoi charter-in 120 mijë euro?”, Rama thumbon Bashën: Pyesni atë që uli 5004 veta në 1958 karrige

1 February 2022, 14:24Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Kush ta pagoi charter-in 120 mijë euro?”, Rama thumbon

Kryeministri Rama i është përgjigjur ditën e sotme akuzave të PD-së, që bëri deputetja Oriola Pampuri se “kush e pagoi udhëtimin e tij luksoz me charter në Bavari! Po në Suedi a ka shkuar me charter privat?”.

Në një dalje live në "facebook", kreu i qeverisë mohoi akuzat e PD-së se kishte qëndruar në resortin lluksoz në Wildbad Kreuth-in legjendar, që ka qenë dikur e familjes mbretërore bavareze Wittelsbach dhe një llixhë për carët rusë dhe perandoreshat austriake, ndërsa shtoi se budallallepsja vjen nga dy rrugë.

“Nuk do të thotë se kam qëndruar aty, kam qëndruar me familjen në Mynih. Isha një orë me gazetaren për rubrikën e saj të njohur me personazhe në natyrë. Kush më dëgjoi dje, dëgjoi qartë se kam udhëtuar në Mynih me një biletë ekonomike 345 euro së bashku me gruan dhe djalin e vogël. Unë e thash shumë qartë. Suedia? Po ku hyn këtu? Cfarë lidhje ka kjo? Jo, nuk kam udhëtuar në Suedi” tha Rama.


Video