Përshkallëzohet protesta/ Studentët i vënë flakën kabinës së rojeve dhe shkulin ndriçuesit e rrugëve, Policia hedh gaz lotsjellës

14 October 2026, 14:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Përshkallëzohet protesta/ Studentët i vënë flakën

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit është përshkallëzuar, me demonstruesit që po sulmojnë godinën me mjete të forta dhe kokteje molotov.

Protestuesit e maskuar kanë shkulur ndriçuesit e rrugëve dhe i kanë vënë flakën kabinës së rojeve në ambientet e Ministrisë së Arsimit.

Ndërkohë, forcat e policisë janë kundërpërgjigjur duke përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion, në përpjekje për të shpërndarë turmën dhe për të vënë situatën nën kontroll. 


Video