Një 43-vjeçare në Maliq gjendet e pajetë në tualetin e shtëpisë

26 Nëntor 2026, 17:19Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një 43-vjeçare në Maliq gjendet e pajetë në tualetin

Një 43-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Sovjan të Maliqit. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se 43 vjeccarja ka humbur ndjenjat në tualetin e shtëpisë.

Viktima është gjetur nga familjarët e pajetë ndërsa këta të fundit kanë deklaruar se vuante nga tensioni.

Dyshohet se ky ka qenë shkaku i vdekjes. Po kryhen veprimet hetimore.


Vox Pop

Video