Ndërron jetë në moshën 41-vjeçare regjisori Gjergj Mena!

2 November 2026, 10:11Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ndërron jetë në moshën 41-vjeçare regjisori Gjergj
Gjergj Mena

Bota e artit shqiptar është në zi. Regjisori dhe aktori i njohur Gjergj Mena është ndarë nga jeta në moshën 41-vjeçare, duke lënë pas dhimbje te familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën dhe vlerësuan kontributin e tij në art.

Sipas informacioneve paraprake, Mena vuante prej disa kohësh nga një sëmundje e rëndë, me të cilën po përballej në heshtje.

Lajmi për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta ka tronditur njerëzit e afërt dhe komunitetin artistik, ndërsa largimi në një moshë kaq të re përbën një humbje të dhimbshme.

Gjergj Mena do të përcillet për në banesën e fundit këtë të hënë, në orën 14:00, në varrezat e Sharrës.

Në moshën kur kishte ende shumë për të dhënë, Gjergj Mena largohet nga kjo jetë, duke lënë pas kujtimin e tij dhe gjurmën e kontributit në artin shqiptar.


Video