Në GJKKO po zhvillohet seanca e radhës për dosjen “Plumbi i Artë”.
Bashkëpunëtori i drejtësisë, Skerdi Tase po pyetet nga avokatët e të pandehurve të tjerë.
Gjatë seancës, Petrit Qoli, një prej të pandehurve i ka drejtuar disa pyetje Skerdi Tases, ku në një prej tyre e pyet nëse është ai personi që qëlloi në drejtim të deputetit të asaj kohe, Fatmir Xhindi.
Ish-deputeti i PS, u vra më 2009 pranë shtëpisë së tij dhe ende ngjarja është e pazbardhur.
Petrit Qoli, pyet Tasen: "Mos jeni ju personi që keni qëlluar ndaj deputetin Fatmir Xhindi? Sepse ju keni thënë që të gjithë personat i keni qëlluar kanë qenë në 5m distancë, dhe Xhindi është vrarë nga kaq distancë? A shihni mirë nga sytë afër larg, se unë psh nuk shoh as afër as larg, dhe asnjëherë s’keni qëlluar në shenjë si ka mundësi?". Ndërkaq pas kësaj pyetjeje, Gjykata i refuzoi Tases përgjigjen për pyetjet.