Mamaja vidhte me thasë Postën në Durrës, djali 18-vjeçar rreh punojësin e Policisë

4 October 2026, 23:04Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Mamaja vidhte me thasë Postën në Durrës, djali

Dy 18-vjeçarë, njëri prej të cilëve djali i ish-drejtoreshës së filialit të postës në Durrës, Elisabeta Mataj, janë vënë nën hetim nga policia pasi goditën një punonjës policie.

Policia e Shtetit njoftoi sot se “u proceduan penalisht në gjendje të lirë 2 shtetas 18-vjeçarë, D. B. dhe A. M., pasi në lagjen nr. 6, Durrës, pas një konflikti të çastit, në bashkëpunim, kanë goditur me grusht shtetasin D. H., 25 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime fizike”.

Burime policore bëjnë me dije se 25-vjeçari D. Hallaçi është punonjës policie, por nuk ka qenë në shërbim kur është përfshirë në konflikt me dy 18-vjeçarët.

 Kujtojmë se Mataj akuzohet për përvetësimin e mijëra eurove nga Posta Shqiptare Filiali i Durrësit, dhe aktualisht ndodhet nën masën e ‘arrestit në shtëpi’.

Mataj ndodhej në paraburgim prej 18 korrikut, nën hetim për dyshimet mbi vjedhjen në bashkëpunim përmes shpërdorimit të detyrës të 69 milionë lekëve, fonde të destinuara për qytetarët në degët e Postës në Shijak dhe Krujë.


Video