
Një qytetare shqiptare që jeton jashtë shtetit mori pjesë në protestën e 127-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke bërë thirrje për një pjesëmarrje më të gjerë të qytetarëve në protestat e zhvilluara prej më shumë se katër muajsh.
“Kam ardhur nga Diaspora. Shqipëria është në rrezik dhe ne do të vazhdojmë të qëndrojmë dhe të vijmë”, u shpreh ajo gjatë protestës.
Protestuesja tha se qëllimi i pjesëmarrjes së saj është ndërgjegjësimi i qytetarëve, ndërsa ngriti akuza ndaj qeverisë për mënyrën se si po drejtohet vendi.
“Çfarë duhet të ndodhë akoma që të kuptohet që kjo qeveri po shkatërron të ardhmen?”, deklaroi ajo.
Protesta e 127-të u zhvillua pas më shumë se katër muajsh qëndresë, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar vijimin e aksionit.