Në kërkim ndërkombëtar për marrëdhënie me të mitur, ekstradohet nga Brazili, Artef Leka

4 October 2026, 22:19Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Në kërkim ndërkombëtar për marrëdhënie me

Është ekstraduar nga Brazili drejt Shqipërisë Artef Leka, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar që prej dhjetorit të vitit 2021.

Sipas raportimeve në media, 67-vjeçari Leka rezulton i dënuar nga Gjykata e Shkodrës për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur, mbetur në tentativë”.

Pas përfundimit të procedurave të ekstradimit, ai pritet t’u dorëzohet autoriteteve shqiptare për të vuajtur dënimin e dhënë nga drejtësia shqiptare.

Deri më tani, Policia e Shtetit nuk ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me rastin.


Video