
Më në fund, janë zbuluar artistët që do të performojnë këtë vit në Sunny Hill, i cili do të zhvillohet nga 1-3 gushti në Prishtinë.
Në ditën e parë do të performojnë Dua Lipa dhe Fatboy Slim.
Më 2 gusht, Shawn Mendes dhe Mochakk, ndërsa në ditën e fundit, Anyma dhe Peggy Gou.
Të tjerë artistë që do të marrin pjesë janë Adrian Berisha, Art Lokaj & TNM, Artssassin, Bana Zahiti, Bleta Përtace, Kida, Bookie, Deezy, Era Istrefi, Yanina, MC Kresha, Lyrical Son, Ledri Vula, Tayna, Loredana etj.
Sunny Hill këtë vit do të rikthehet, pasi mungoi vitin e kaluar.
“Është koha që të bëjmë një hap të madh përpara. Këtë vit, do të jemi në shtëpinë tonë të re dhe të përhershme, që u mundëson pjesëmarrësve në festival asgjë më pak se eksperiencën më të mirë që presin dhe meritojnë”, shkruhej në postimin që njoftoi rikthimin e festivalit.
View this post on Instagram