Arbenita lë pa fjalë, dhurata e fundit për ditëlindje kap shifrën e çmendur (FOTO)

16 Maj 2025, 14:08Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Modelja shqiptare Arbenita Ismajli ka bërë një postim në Instagram që nuk ka kaluar pa u vënë re.

Pak ditë pas ditëlindjes, ajo ka shpërndarë një video teksa provon një nga orët më të lakmuara në botën e luksit, një Audemars Piguet Royal Oak totalisht e mbuluar me diamante.

Në përshkrim, Arbenita shkruan: “Imagjino të më urresh mua, ndërkohë që unë zgjedh orën e ëndrrave të mia”

Me këtë postim, ajo duket se jo vetëm ka zgjedhur një aksesor super luksoz, por edhe ka dhënë një mesazh të qartë: jetën po e jeton sipas standardeve të saj, pa u ndikuar nga zërat e tjerë.

Dhe fjala “luksoz” është pak të thuhet. Ora që shihet në dorën e saj është një Royal Oak Full Diamond, e njohur në botën e koleksionistëve për çmimin marramendës që fillon nga 150,000 dollarë dhe mund të shkojë deri mbi 500,000, në varësi të personalizimit, cilësisë së diamantëve dhe materialit bazë të orës (shpesh ari i bardhë ose platini).

Dizajni është ikonë i shtëpisë së orëve Audemars Piguet, me formën tetëkëndëshe karakteristike dhe ndriçimin e çmendur të mijëra gurëve të çmuar që mbulojnë çdo milimetër të sipërfaqes.

Arbenita lë pa fjalë, dhurata e fundit për ditëlindje kap

Video