Më në fund, Justin Bieber flet për çështjen e Diddy

16 Maj 2025, 12:34Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Justin Bieber ka thyer heshtjen për lajmet që e kanë lidhur me Sean ‘Diddy’ Combs.

Këngëtari u është përgjigjur shqetësimeve të fansave se mund të jetë abuzuar nga reperi 55-vjeçar gjatë viteve të tij të hershme të karrierës, kur xhironin “Love Yourself”.

Në një video të rishfaqur në vitin 2024, Justin, i cili asokohe ishte minoren, shihet duke ndenjur për 48 orë me Combs pasi po bashkpunonin për një album. Një tjetër video e vitit 2010, kur Justin ishte 16 vjeç, dallohet që është në siklet dhe i merret goja kur Combs e pyet pse nuk del më me të.

Combs e ndihmoi Justin të arrinte famën pasi kishte qenë mentor i Usher, kurse ky i fundit i ofroi një kontratë këngëtarit që asokohe ishte 14 vjeç. Një burim për Us Weeky është shprehur se Justin “do të mbrojë veten” dhe “është i neveritur”nga akuzat që rëndojnë mbi reperin.

Diddy tashmë ndodhet në gjyq, ndërsa zëdhënësi i Bieber ka dhënë një deklaratë: “Edhe pse Justin nuk ëhtë një nga viktimat e Sean Combs, ka individë që janë lënduar vërtet prej  tij. Devijimi i fokusit larg këtij realiteti zvogëlon drejtësinë që këto viktima meritojnë.”

Gjyqi i Combs nisi të hënën dhe deri më tani ka dëshmuar ish-e dashura e tij e 10 viteve, Cassie Ventura që ka tronditur me rrëfimin e saj.

Video