Videoja tronditëse/ Momenti kur një njeri gëlltitet nga balena: Mendova se vdiqa

14 Shkurt 2025, 17:32Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Momenti kur një njeri gëlltitet nga balena

Adrián Simancas ishte mjaftueshëm me fat sa për t’i shpëtuar gjallë sulmit të papritur të një balene.

24-vjeçari po lundronte me një kajak (mjet lundrimi i ngjashëm me një kanoe) në brigjet e Kilit, i shoqëruar nga i ati, kur një balenë doli në sipërfaqe dhe e gëlltiti bashkë me kajakun.

Pak sekonda më vonë, balena e liroi djaloshin, që për fat të mirë shpëtoi i padëmtuar.

Momenti i frikshëm u filmua nga i ati i 24-vjeçarit, i cili po filmonte rastësisht.

Ai tha se edhe pasi balena e pështyu, ai ishte ende i shqetësuar se mund të vdiste në ujërat e akullta.

“Kur fillova të notoja, u tremba se mund t’i ndodhte diçka edhe babait tim, se nuk do të arrinim në breg në kohë”, tha Simankas.

Babë e bir kanë arritur të dalin shëndoshë e mirë në breg pas ngjarjes.

 

Video