Në seriozitetin e çështjeve që u diskutuan në Samitin e BE me Ballkanin Perëndimor në Tiranë, analistët ndërkombëtarë fokusohen edhe në ngjarjet më të lehta të takimit.
Gjatë një performance kërcimi të disa fëmijëve, mes liderëve europianë që kishin veshur petkun e spektatorëve, ata më të entuziazmuar dukeshin kryeministri i Holandës Mark Rutte si dhe homologu i tij nga vendi fqinj i Luksemburgut, Xavier Bettel.
Dy liderëve jo vetëm i pëlqeu koreografia, por duket se po i bashkohen me dëshirë kërcimit, me rezultate jo totalisht të pëlqyeshme artistikisht, siç evidenton edhe korrespondenti i Financial Times Henry Foy, që shpërndau në Twitter videon simpatike, duke shtuar me ironi se “ja pse politikanët nuk duhen të kërcejnë, dhe t’ia lëjnë këtë gjë fëmijëve”.
Why politicians shouldn't dance, and instead leave it to "the kids", featuring @markrutte & @Xavier_Bettel (who actually has a decent go of it) pic.twitter.com/7BXJ07WsND
— Henry Foy (@HenryJFoy) December 6, 2022